DIZDARI Nevruz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Sarandë, më 12 mars të vitit 1935. U dëbua për çështje politike. Më 10 mars 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Kamza e rrethit të Tiranës në rrethin Shkodër, prej vitit 1956 deri më 30 janar 1966. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 839.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]