DIZDARI Sulejman Halit

DIZDARI Sulejman Halit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Përkthyes shkodran, lindur më 1928 në Palestinë. Periudha e burgimit 11/25/1947- 5/15/1964. Djali i Sulejman Dizdarit, pinjoll i familjes ushtarake të Dizdarëve të Shkodrës. Shkollën e ulët e kreu në Palestinë ku shërbente i ati, ndërsa të mesmen në Stamboll. Kthehet familjarisht në Shkodër. Pas pushkatimit të të atit, arrestohet në nëntor të vitit 1947 dhe dënohet me 18 vjet heqje lirie. Njohës shumë i mirë i gjuhëve orientale arabisht dhe turqisht. Është angazhuar gjatë vuajtjes së dënimit në Mesagjerinë e përkthimit pranë Burgut të Ri të Tiranës nga viti 1947; ka qendruar në një mjedis me Mirash Ivanajn, Lazër Radin, Mihal Sherkon, Viktor Dostin e Agron Çarçanin. Vepra e tij është tjetërsuar nga regjimi komunist. Lazër Radi: Misteret e një Ministri, Lilo, Tiranë 1994, f. 91; Agron Çarçani:” Lamtumirë jetë, lamtumirë botë”, Rilindja demokratike, 28 gusht 1991, f. 3

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]