(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1940, në Shkodër. U internua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Lezha në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 10 mars 1952 deri më 10 mars 1956. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1215-1216
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]