DODA Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1931. U internua për motive politike. Më 26 dhjetor 1992, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kukësi në Berat, prej 10 maj 1945 deri më 10 qershor 1947. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.187-188

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]