(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Selcë të Shkodrës, më 3 mars të vitit 1917. Më 25 prill 1968, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me anë spiunazhi, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor të kryer në grup», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Me dekret nr. 4392 të P.K.P., datë 7 maj 1968, iu fal jeta dhe dënimi iu kthye në njëzetepesë vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 702
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]