(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1921. Fiton një bursë shtetërore në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. Mori pjesë në aktivitetet antifashiste. Studimet e larta pëj farmaci në Firence (Itali), i ndërpret për shkak të luftës. Nëna dhe xhaxhai i vriten nga gjermanët, në nëntor 1944, ndërsa i ati Hasan Dosti dhe i vëllai, Luani, largohen nga Shqipëria. I arrestojnë të vëllain, Tomorrin, duke e dënuar me 25 vite burg. Martohet me bashkëvuajtësin Ibrahim Sokoli. E arrestojnë më 1962 dhe më 7 korrik të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Vlorës e dënoi me shtatë vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». Lirohen bashkë me vëllain në vitin 1972 dhe vendosen në Shkodër. Ndërron jetë më 9 gusht 1999. Tomor Dosti: Intervistë pranë ISKK, 13 shtator 2013; Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 223-225.; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 562
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit