(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. U arrestua më 1953, dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie për tentativë arratisjeje. Dënohet në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuan në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht. Më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën [shih], një profil të djathtë partisë së re, me moralitet kombëtar, të panjohur për 45 vjet. Ishte nënkryetar i PD në vitet 1991- 95. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 tërhiqet nga politika aktive. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.496-497
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit