DOSTI Viktor
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kardhiq, Gjirokastër, më 1925. Më 15 prill 1946, me vendim nr. 91, Gjykata ushtarake e Tiranës e akuzoi se «ka bërë pjesë në grup të organizuar kundër pushtetit, ka hapur parrulla për rrëzimin e pushtetit», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet. Arrestimi i ti vijoi me ndëshkimin e gjithë familjes prej 8 fëmijësh të Hasan Dostit, një nga drejtuesit Ballit Kombëtar. Punoi si përkthyes tekstesh e dokumentash në zyrën e “Mesagjerisë” të burgut të Tiranës, që me hapjen e kësaj zyre më 1945. Pas përfundimit të dënimit më 1950, internohet për 41 vjet të tjera. Pas lirimit, në moshën 66 vjeçare u rivendosur në Tiranë pas 50 vjetësh. Vdiq më 2005. Lazër Radi: Misteret e një Ministri, Lilo, Tiranë 1994, f. 64; Leka Ndoja: Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990), ISKK, Tiranë 2013. Tomor DOSTI: intervistë në ISKK, 2 shtator 2013; Gazeta Zyrtare 13 prill 1946, f. 6. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.492-493

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]