(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në Bulzizë. Më 25 nëntor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit me burg, për motive politike, prej 18 mars 1959 deri më 18 mars 1962, me vendim nr. 14, 20 korrik 1959, nga Gjykata Dibër. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.2560-2561
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]