DRITHËRAT
✤ (Cerealia). Gmp bimësh barishtore njëvjeçare (gruri, thekra, orizi, elbi, tërshëra, misri, meli, melakuqja etj.) të familjes gramore (Graminaceae) që bëjnë kokrra të grumbulluara në kalli ose xhufkë, të cilat shërbejnë si ushqim për njerëzit e për bagëtinë. Janë bimë me këreell fyl e të nyjëtuar, me lartësi të ndryshme, sipas llojeve me gjethe të holla e të gjata të këmbyera, me lulesë në trajtë kalliri ose melthi, me sistem rrënjësor xhufkor. D. janë kultivuar që në kohët më të lashta kudo. Kërkimet arkeologjike në Maliq (Korçë) tregojnë se D. në Shqipëri janë kultivuar që në epokën e neolitit,
D. kanë vlera të mëdha ushqimore, kokrrat e tyre kanë përqindje të vogla uji e lënde të padobishme, përmbajnë lëndë të përvetueshme, ruhen gjatë e mbarten lehtë. Në blegtori përdoren si masë e blertë (për hasëlle e silazhe) duke u mbjeilë të thjeshta ose të shoqëruara me bishtajoret. Në bujqësinë tradieionale D. ndaheshin në: të lashta, ose drithra të bardha dhe të vona. Në të lashtat hynin: gruri, thekra, elhi dhe tërshëre. Quhen të Iashta meqë rriten e japin prodhim për 9 muaj. Në të vonat hynin meli dhe misri, njiheshin edhe me emrin D. kërthi. Meli në antikitet dhe në mesjetë përdorej për bukë prej shtresave të varfra të popullsisë. Misri është kulturë e re, në Shqipërinë e veriut e në Kosovë njihej me emrin kallamoq dhe në shekujt e fundit ishte kultura më e rëndësishme e D. D. janë kulturat që zënë sot peshën më të madhe në prodhimin bujqësor. Prodhimi i D. të bukës në vend u shtrua pas Çlirimit si një.nga detyrat themelore të bujqësisë për të vënë në jetë politikën e PPSH të mbështetjes në forcat e veta. Kjo detyrë u realizua plotësisht më 1976 duke shtuar sipërfaqet e mbjella me D., duke rritur rendimentin e duke përmirësuar strukturën e drithërave.
(N. Q,—S. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Drithërat