E DREJTA E PUNËS


E DREJTA E PUNËS
✤ 1. Degë e së drejtës të RPSSH që përfshin tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të punës të punëtorëve dhe nëpunësve në ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat shoqërore. Burime kryesore për të drejtën e punës të RPSSH janë Kushtetuta e RPS$H, Kodi i Punës (1980). Ligji mhi Sigurimet Shoqërore Shtetërore (1967), vendimet, urdhëresat dhe udhëzimet në fuqi të Këshillit të Ministrave në fushën e marrëdhënieve të punës. E drejta e punës e RPSSH siguron zbatimin e përpiktë të parimit socialist të evidentimit dhe të kontrollit mbi masën e punës dhe të shpërndarjes së prodhimit. Ajo garanton të drejtat dhe detyrat e punëtorëve e të nëpunësve, ndikon për edukimin e tyre me qëndrimin socialist ndaj punës e pronës shoqërore dhe për forcimin e disiplinës proletare në punë, në luftë kundër shfaqjeve të burokratizmit dhe të liberalizmit. 2. Degë e shkencës juridike që studion tërësinë e normave juridike, të cilat përbëjnë degën e së drejtës së punës.

(K.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – E Drejta E Punës


[cite]