(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Përkthyes. Lindur në Moskë më 1890. Banues në Tiranë. Periudha e burgimit 10/30/1946- 10/29/1955. Borisi i përkiste një familje bjellogardistësh që kishin emigruar në Shqipëri pas disfatës që pësuan me Gardën e Kuqe Leniniste në konfrontimin e luftës civile që ndodhi në Rusi, fill pas Revolucionit bolshevik të Tetorit më 1917. I dënuar në burgun e ri të Tiranës, punoi si redaktor për tekstet nga rusishtja që i përkthente në shqip me ndërmjetësinë e frengjishtes, në Mesagjerinë e Shtypit bashkë me intelektualë të burgosur që punonin për llogari të Ministrisë së Brendshme. Beqir Ajazi: Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan, sh. b. 55, 2007, F. 552, 553
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit