Engjëjt

(greqisht: Αγγέλοι) Engjëjt janë shpirtra që i shërbejnë Perëndisë. Ata janë lajmëtarët e Perëndisë (Gjeneza 28, 12). Perëndia i dërgon engjëjt për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë trashëgimtarë të shpëtimit të fundit (Hebrejve 1, 14). Nuk dimë sa janë me saktësi. Shkrimi i Shenjtë bën fjalë për mijëra e miliona. Janë të panumërt dhe janë krijuar para materies dhe botës së dukshme. Këtë përfundim nxjerrim duke lexuar pasazhin e Jobit 38, 7: “… Kur lindën yjet më lavdëruan me zë të madh të gjithë engjëjt e mij”. Janë të ndarë në nëntë legjione engjëllore me: 1- Engjëj – Kryeengjëj – Fuqi 2- Fillimet – Pushtetet – Fronet. 3- Kryesimet – Keruvimet – Serafimet. Prania e tyre është mjaft e shpeshtë. Nuk mungojnë nëpër ngjarjet e mëdha të mishërimit dhe në përgjithësi të planeve të Perëndisë për shpëtimin e njeriut. Çdo njeriu i korrespondon një engjëll. Në Dhiatën e Re engjëjt janë lajmëtarë të Perëndisë (Luka 1, 26-38; Mateu 18, 10)

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]