EORDEJTË
✤ Fis ilir, banorë të krahinës Eordea, në rrjedhën e sipërme të Deyollit dhe në trevën e liqeneve të Kosturit. Përmenden shpesh në kohën e luftërave romako-maqedone. Më 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatërruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe më 171 p.e.r. u përshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u përfshi në krahinën IV maqedone. Nëpër të kalonte rruga Egnatia. Qytetet kryesore ishin: Eordea dhe KeleJ
(Zh.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Eordejtë
[cite]