FESTIVALI I KËNGËS NË RADIO-TELEVIZION


FESTIVALI I KËNGËS NË RADIO-TELEVIZION
✤ Veprimtari artistike kombëtare e përvitshme, që organizohet nga Drejtoria e Radio-televizionit shqiptar. Ka për qëllim të nxitë krijimtarinë e të përhapë këngën e të gjitha llojeve. Festivali I u bë në dhjetor 1962. Kanë shënuar arritje në veçanti festivali VII,^ku spikatën përpjekjet për iadjimin e të gjitlja llojeve të këngës masive të tipit marsh, lirik, ^romancë, balada folklorike, të tipit të lehtë vallë^ues. Vend të rëndësishëm zuri tema aktuale me njeriun e ri dhe një këndvështrim poetik në pasqyrimin e temës së Luftës ANÇ. Në festivalin XII patinjë thellim të mëtejshëm të partishmërisë proletare e të frymës popullore kombëtare.Në festivalet që pasuan, kënga e të gjitha tipave është prirur gjithnjë e më tepër drejt krijimeve të thjeshta, të kapshme dhe të këndshme për dëgjuesit dhe këngëtarët amatorë. (H.St.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Festivali I Këngës Në Radio-Televizion


[cite]