FILOKSERA E FIARDHISË
✤ (Phylloxera vastatrix). Kandërr e familjes Phylloxeridae e rendit krahënjëjtë (Homeoptera), që dëmton rrënjët e gjethet e hardhive. Ka trup 0.8-1,5 mm me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, përhapet gjerësisht dhe ka shumë forma biomorfologjike, si: me krahë, pa krahë, që pjellin vezë dhe që pjellin larva. Larvat vendosen në rrënjët e bimës, shpojnë indet e saj dhe thithin lëngun bimor. Gungat dhe deformimet që krijohen e pengojnë rritjen dhe çojnë deri në tharjen e të gjithë bimës. Në Evropë mendohet se ka hyrë në vitet 1838-1858. Në Shqipëri në v. 1935-1940 u zhdukën nga F. e H. 20 milionë rrënjë. hardhi. Pas viteve 1950 dëmet nga F. janë kufizuar shumë, sepse hardhitë evropiane që përdoren për shumëzim tani shartohen mbi nënshartesa të qëndrueshme.
(T.Ka.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Filoksera E Fiardhisë
[cite]