(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Përkthyes, pedagog, (Shkodër, 1904-Tiranë, 1973). Ishte i biri i Ndocit dhe i Çiles. Doktor i shkencave filologjike dhe profesor në Universitetin e Sorbone-s në Francë. Nëna ishte bijë nga familja Shiroka. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të lartat i përfundoi në Beograd, për gjuhësi. Qysh i ri bashkëpunon me Ndue Palucën. Në vitin 1933 emërohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-1935, në Shkodër. Më 1938 emërohet në Tiranë, në Institutin Nana Mbretneshë, ku vazhdon duke punuar deri në mars të vitit 1944. 1941: shkroi një polemikën “Shqipnia jonë” kundër Cordignano-s në: “Rivista d’Albania.”Mars 1944: emërohet në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fillim të vitit 1945. 19 janar 1945 arrestohet, i akuzuar si kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar, se me artikujt e tij pati shpërndarë idetë fashiste anë e kënd vendit. Me datën 11 qershor 1945, Trupi Gjykues e dënon me 30 vjet burg me heqje lirie dhe konfiskim “pasurie”. ProF. Filip Fishta ka shkruar në: Tomori i vogël, Hylli i Dritës, Shkëndija, Shkolla Kombëtare, Balli i Rinisë, “Drini” dhe Fashizmi. Komitetit Ekz. N.PreF. Tiranë me Vendim të Komitetit Ekzekutiv të K.N.Çl të Nënprefekturës Shkodër “urdhnon sekuestrimin e pasunisë së patundëshme të dënuemit politik Filip Ndoc Fishta: 1) Nji parcelë truelli nën Nr.- in 400 me nji sypërfaqe prej mt. katërore 570 në Lagjen Tirana e Re”. Vepra: Fjalor latinisht shqip, me bashkaut. Shkodër 1941; në reV. H. D. Dy pasqyra Letratyre, n. 9, 1931; “Ndër gjurmimet e veprimit “De Propaganda Fide” në Ballkan, n. 7-8, 1932; “Njohtime historike mbi Argjipeshkvijt e Shkupit”, n. 9, 1934. Gazeta Zyrtare, 23 mars, 1946, F. 7.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit