(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dibër, më 30 gusht të vitit 1945. U arrestua më 9 korrik 1968, dhe më 29 tetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj Atdheut në formën e arratisjes» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Më 13 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e ridënoi me 16 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasuris dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 27-28.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]