FJAIOR ETIMOLOGJIK I GJUHËS SHQIPE


FJAIOR ETIMOLOGJIK I GJUHËS SHQIPE
✤ i G. Majerit. Vepra e parë themelore për etimologjinë e gjuhës shqipe që shërbeu si bazë për studimet e mëvonshme në këtë fushë. U botua më 1891 në Strasburg. Autori shqyrton rreth 5140 fjalë. I hartuar në një kohë kur pasuria leksikore e shqipes nuk njihej mirë e nuk ishte pasqyruar në mënyrë të mjaftueshme nëpër fjalorë e në vepra të tjera, Fjalori i G.M. u mbështet në një lëndë leksikore të kufizuar, të mbledhur kryesisht në zona anësore të Shqipërisë dhe në ngulimet shqiptare të Greqisë, të Italisë dhe të Borgo Ericos (në Dalmaci), të cilat ishin të mbushura me fjalë të huaja. Për këtë arsye ai dha një pasqyrë joobjektive e jo të saktë për përbërjen e leksikut të shqipes nga pikëpamja e burimit, duke e mbivierësuar në të elementin e huaj. Mjaft fjalë me burim vendas nga ato aë shqyrtoi i nxori me burim të huaj, shumë të tjera i la pa shpjegim etimologjik. Studimet e mëvonshme etimologjike, sidomos ato të N.Joklit dhe «Studimet etimologjike në fushë të shqipes» të E.Çabejt, i kanë ndrequr mjaft këto të meta. Megjithatë «Fjalori» i G.M. e ruan vlerën e tij edhe në ditët tona.

(S.M.j Fjalor i gjuhës së sotme shqipe

Vepra më e rëndësishme e leksikografisë shqiptare me rreth fjalë, botuar më 1980 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë “”së Shkeneave të RPSSH. U hartua si vepër kolektive e Sektorit të Leksikologjisë e të Leksikografisë nën drejtimin e Androkli Kostallarit (kryeredaktor) dhe u redaktua përfundimisht prej tij, me redaktorë Jani Thomaj,

Xhevat Lloshi e Miço Samara. U mbështet në «Parimet themelore për hartimin e «Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe» hartuar nga A.Kostallari. Është fjalor shpjegues normativ. Pasqyron visarin e fjalëve të shqipes së sotme të shkruar e të folur dhe në mënyrë të veçantë leksikun aktiv. Përfshin edhe fjalë të vjetruara ose që përdoren rrallë në kohën tonë, por që janë të lidhura me historinë e kulturën e popullit tonë, fjalët më të zakonshme ndërkombëtare, terminologjinë e përgjithshme nga degët e ndryshme të dijes e të prodhimit, ndërsa fjalët e huaja i jep në mënyrë të kufizuar, duke treguar zakonisht edhe si mund të zëvendësohen me fjalë shqipe. Njëkohësisht hedh në përdorim fjalë e shprehje të panjohura e pak të njohura që mund të bëhen pronë e gjuhës letrare kombëtare.

Lënda e FGJSSH është nxjerrë kryesisht nga Kartoteka e leksikut të shqipes (KLSH), që u themelua më 1955 dhe që përfshiu mbi 150.000 fjalë, të vjela nga botimet shqipe nga Rilindja e këtej dhe të mbledhura nga goja e popullit në gjithë truallin e shqipes. Në Fjalor është bërë vlerësimi i ri shkencor i gjithë visarit të fjalëve, që shihet si pasuri e përbashkët gjuhësore e popullit shqiptar. Leksiku vështrohet në sistem; njësitë leksikore jepen sipas normës së sotme leksikore, gramatikore, drejtshkrimore të gjuhës letrare kombëtare.

Zgjedhja e fjaiëve, trajtimi leksikografik dhe shpjegimet e huptimeve janë hërë sipas parimeve shkeneore të leksikologjisë e të leksikografisë bashkëkohore nga pozitat e gjuhësisë marksiste dhe duke mhajtur parasysh veçantitë e shqipes. Në fjalor jepen rregullisht shënime për sferën e përdorimit, për ngjyrimet stilistike e për ngarkesën emocionale. Kuptimet zbërthehen mjaft gjerë dhe plotësohen me sinonime e antonime. Për të treguar jetën e gjallë të fjalëve pranë shpjegimeve të kuptimeve të ndryshme jepen shpesh togje të lira e të qëndrueshme. Fjalori përfshin në mënyrë mjaft të gjerë e sistemore edhe frazeologjinë e pasur të shqipes (rreth 9000 njësi), e cila shpjegohet veçan pas kuptimeve. Është ribotuar më 1983 në Prishtinë. Me pasurinë e leksikut e të frazeologjisë, të mbështetur në njohjen e gjerë, të thellë e të saktë të shqipes dhe me trajtimin ideoshkencor të lëndës, kjo vepër është një arritje madhore> e shkencës gjuhësore shqiptare.

(Xh.Ll.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fjaior Etimologjik I Gjuhës Shqipe


[cite]