Fjalor zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

 

QAFËGJATË

Shpend uji i madh, i ngjashëm me çafkën, me qafë të gjatë, me pendë të bardha, me këmbë të murrme e me sqep të zi, të cilit në dimër i bien puplat e qafës dhe i zverdhet sqepi.

QEFULL

Peshk i ujërave të kripura dhe të ëmbla, me kokë pak të shtypur, me trup të gjatë e të hollë, të mbuluar me luspa të mëdha ngjyrë hiri të mbyllur në kurriz e ngjyrë argjendi në anët, i cili ka mish të shijshëm. Qefull i bardhë. Qefulli i verës cumër. Qefulli i vjeshtës kryegjati.

QELBËS

Gjitar i egër sa një shqarth, me hundë të ngritur, me lëkurë në ngjyrë të çelur në pjesën e sipërme dhe të errët poshtë, që ha minj, pula etj. dhe që lëshon një erë të keqe për t’u mbrojtur nga egërsirat e tjera.

QEN

Kafshë gjitare shtëpiake, mishngrënëse, me trup mesatar, që ka nuhatje shumë të mirë, që afrohet shpejt me njeriun dhe që mbahet për të ruajtur shtëpinë, bagëtinë etj., për gjah e për punë të tjera

QEN DETI

Peshkaqen.

QIFT

1. Shpend i madh grabitqar, me krahë të mëdhenj zakonisht të zinj, me kokë si në të bardhë, me sqep të kthyer e me bisht të bigëzuar, që ushqehet me kafshë të vogla e me zogj.

2. Skifter.

QIMEGJALLË

Qime e gjallë.

QOFKË

Mëllenjë.

Qofka e murrme, mëllenja e zezë.

QOK

Gjon

QOKAÇ

Qukapik, pikth.

QOLE

Zog këngëtar i ngjashëm me laureshën, që jeton nëpër ara

dhe në drurë.

QUKAN

Gjel deti.

QUKAPIK

Zog që jeton në zgavrat e drurëve nëpër pyje dhe që ka sqep të gjatë e të fortë, me të cilin godet lëvoren e drurëve që të nxjerrë krimba e kandrra për t’u ushqyer; pikth, bredrure. Qukapik i gjelbër (larosh, i zi). Fole qukapiku.

QUKË

1. Pulëdeti, misëroke.

2. Kukuvajkë.

QUKËL

1. Qukë e vogël.

2. Mëllenjë e zezë.

QYQE

1. Zog shtegtar i pyjeve, me pendë ngjyrë hiri në të zezë, me sqep të përkulur e me këmbë të shkurtra, që këndon me një zë të përvajshëm dhe që nuk bën fole, por i lëshon vezët në çerdhet e zogjve të tjerë.

2. Kali i qyqes, huta e bardhë.

QYRLEK

Kllinzë.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalor zoologjik" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalor-zoologjik