Fjalor zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

UDHORE
Lloj peshku trupvogël e petashuq, i ngjashëm me kocen.

UJK ujk

Kafshë e egër mishngrënëse, e ngjashme me qenin, me qime të përhime në të verdheme, me veshë të drejtë e me majë, që sulmon shpesh bagëtitë.

UNAZË

Çdonjëri prej rrathëve që përbëjnë trupin e disa krimbave, të disa kandrrave e të disa kafshëve të tjera që nuk kanë eshtra; rreth. Unazat e krimbit të shiut. Unazat e

shushunjës. Unazat e barkut të bletës.

UNAZOR

Që e ka trupin të përbërë prej unazash (për disa krimba, kandrra e disa kafshë të tjera). Krimb unazor krimbi i shiut. Flutur unazore. Bark unazor.

UNAZORE

Flutur me krahë dhe me trup zakonisht në ngjyrë të verdhë, që dëmton pemët, sidomos mollën dhe dardhën. Unazorja e pemëve.

UNAZORË

Lloj krimbash që e kanë trupin të përbërë prej unazash,

krimba unazore.

URITH

Kafshë e vogël gjitare, me turi të zgjatur me këmbët e para si lopatë, me sy shumë të vegjël e me qime të dendura e të ndritshme, që jeton nën tokë e gërmon dheun dhe që ushqehet me kandrra.

USHUNJËZ

Shushunjë.

VAMPIR

Një lloj lakuriqi i natës me trup të madh, që jeton në

Amerikën Jugore dhe ushqehet me gjak.

VAPJE

Harrje.

VARDUA

Lloj harabeli këngëtar, i ngjashëm me borësin, që i ka pendët në ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe që rron nëpër pyje e nëpër kopshte.

VELËZ

Verzë peshku. Velëzat e kokës. Kapakët e velëzave. Merr frymë me velëza.

VEMËZ

Bleta punëtore.

VEMIZË

Vemje.

VEMJE

1. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza; larva leshtore e disa fluturave, që dëmton pemët e barishtet; dhemizë. Vemja e kumbullës (e rrushit, e pjeshkës, e agrumeve). Vemja e dushkut. Vemja e panxharit (e lakrës, e bizeles). Vemja e jonxhishteve.

2. Mizë që lëshon vezët në mish; vezët e kësaj mize. E pështyu vemja.

VERDHASH

Bengu.

VERË

Korani i verë

Qefulli i verës

VERORE

Zhabë e vogël me ngjyrë të gjelbër, që del e kuak në fillim të pranverës.

VERTEBROR

Kurrizor. Shtylla vertebrore. Kafshët vertebrore.

VERTEBRORË

Kurrizorët. Vertebrorët e ulët. Zhvillimi i vertebrorëve. Zoologjia e vertebrorëve.

VERZAKUQ

Pendëkuqi.

VERZË

Organet që kanë peshqit e disa kafshë të tjera në të dy anët e kokës nën vesh, që hapen e mbyllen dhe që u shërbejnë atyre për të marrë frymë në ujë. Verzat e kokës. Kapakët e verzave. I heq verzat.

VESHVERDHË

Lloj qefulli me trup të vogël, që i ka kapakët e verzave me nga një pikë të verdhë, veshar.

VETH

Vemja që lëshohet nga një mizë në mish dhe e prish këtë. Ka vënë veth mishi e ka pështyrë miza mishin.

VEZULLONJË

Xixëllonjë.

VEZULLORE

Xixëllonjë.

VIDAN

Pëllumb mashkull.

VIDË

Pëllumb femër, pëllumbeshë.

VIDËR

Lundër.

VIJOSH

Lloj qefulli me pesë deri shtatë vija gjatësore në trup e me buzë të dala, buzaç.

VIRRMËKEQE

Kukuvajkë.

VJEDULL

Baldosë.

VONGOREC

Koshëz.

VRESHT

Kërmilli i vreshtave.

VUSHË

Kacabun që rri nëpër plehra; Brumbull plehu.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalor zoologjik" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalor-zoologjik