Fjalor zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

RABECKË RABECKË

Harabel. Çerdhe rabeckash. I vogël sa një rabeckë.

RACË

1. Grup kafshësh, zakonisht shtëpiake, që kanë tipare e cilësi të përbashkëta të trashëgueshme, të cilat zhvillohen nën ndikimin e mjedisit dhe përmirësohen me punën e kujdesin e njeriut. Racë e pastër (e përzier, e mirë, e keqe). Racë kuajsh (lopësh, dhensh, derrash, pulash …). Përmirësimi i racës. Kryqëzimi i racës. Nxjerr një racë të re.

2. Grup kafshësh shtëpiake me tipare të jashtme dhe me cilësi prodhimi shumë të mira, lloj i zgjedhur. Kalë (dele, qen …) race. Lë (mbaj) për racë.

RENË

Lloj dreri i vendeve veriore me brirë shumë të degëzuar, që mbahet për qumësht, për mish dhe për të tërhequr rrëshqitëset. Kope renash. Rene shtëpiake (e egër). Qumësht rene.

RIGASH

Gjeldeti.

RIKAN

Mashkulli i rosës, rosak. Rika e rikani.

RIKË

1. Zog rose, bibë rose; rosë.

2. Pulëdeti.

RINOQERONT

Kafshë gjitare barngrënëse e viseve të nxehta të Afrikës e të Azisë, me trup të madh e me kokë të zgjatur, që ka në turi një bri a dy brirë; hundëbri. Rinoqeront afrikan (indian).

RIPËRTYPËS

Që e kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti në gojë (për disa kafshë si kau, lopa, dhia, delja etj.). Kafshë ripërtypëse. Gjitarë ripërtypës.

ROSAK

Mashkulli i rosës. Rosak i bardhë (i zi).

ROSË

Shpend uji me qafë të shkurtër, me sqep të gjerë, të rrafshët e të verdhë dhe me këmbë si pëllëmbë të hapura anash. Rosë e bardhë (e zezë). Rosë laramane. Rosë shtëpiake. Rosë e egër shpend ujë i egër me trup më të vogël, me kokë e me qafë të murrme në të kuqe dhe me kurriz të përhimë; zhytarak. Rosë deti lloj rose me trup më të madh se rosa e zakonshme e me sqep më të gjatë. Zog (bibë) rose. Vezë (mish) rose. Tufë rosak. Gjuetia e rosave. Ecën si rosë

RRA

Rre.

RRAJË

Peshk me trup të gjerë, me lëkurë të fortë, që e ka kokën si të breshkës.

RRAJZË

Glistër, krimb shiu.

RRAXHË

Peshk deti me trup petashuq në trajtë rombi që ka bisht të hollë e të gjatë.

RRE

Krimb që jeton si parazit në zorrët e fëmijëve, bubë.

RREMË

Këmbë të rreme, zgjatime që u shërbejnë disa kafshëve të vogla në vend të këmbëve.

RRËFESHK

Kryeartëz, ferracak.

RRËQEBULL

Kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër të gjatë, me qime të butë, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër; luqerbull.

RRËSHAJË

Nepërkë.

RRËSHQANËS

Rrëshqanor

RRËSHQANOR

Zvarranik. Rrëshqanorët tokësorë (ujorë).

RRIME

Krimb shiu. Ishte si rrime.

RRIQËR

Këpushë.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalor zoologjik" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalor-zoologjik