Fjordet
Fjordi është një tip i veçantë lugine lumore e mbytur. Të shumta janë fjordet që gjenden gjatë brigjeve të vendeve nordike si, për shembull, në Norvegji dhe në Grënlandë. Gjatë periudhave të ftohta të epokës kuaternare, kur pjesa më e madhe e ujit të tokës ngurtësohej dhe formonte shtresa të mëdha akulli, niveli i detit ishte nja njëqind metra më i ulët se tani. Luginat mbi brigjet e vendeve nordike ishin të mbushura plot me akull, që rrëshqiste dalëngadalë drejt detit.
Kur mbaroi periudha e fundit akullnajore, shkrirja e masave vigane të akullit në të gjitha territoret veriore shkaktoi ngritjen e nivelit të detit dhe përmbytjen e luginave bregdetare. Fjordet, që paraqiten në formë U-je, karakteristikë e luginave akullnajore, ruajnë akoma brazda dhe gryka të akullta në faqet e tyre të pjerrëta; përkundrazi, në fundet e tyre gjenden grumbuj rëre dhe zalli të mbetura nga shkrirja e akullit.