FLAMURËT


FLAMURËT
✤ Simbol i një shteti, i një kombi, i një organizate, i një ushtrie etj. në një pëlhurë me trajtë, përmasa e ngjyra të caktuara, që vihet zakonisht në. një shtizë. Flamuri shtetëror i RPSSH është një fushë e kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes dhe me një yll të kuq mbi të (shih: Flamuri shqiptar). Lloje të tjera F. që përdoren në Shqipëri janë: F. e njësive të forcave të armatosura, të shoqatave e klubeve sportive, të organizatës së pionierit, të veprimtarive si konkurset, olimpiadat, kampionatet etj. Për nxitjen e emulacionit socialist dhe të veprimtarisë shoqërore jepen F. e garave socialiste duke filluar në shkallë Republike ndërmjet rretheve e deri te individët e dalluar.

(Va.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Flamurët


[cite]