FONDET E NDËRMARRJES SOCIALISTE


FONDET E NDËRMARRJES SOCIALISTE
✤ Mjetet materiale që u jepen në përdorim ndërmarrjeve socialiste për të zhvilluar me plan veprimtarinë ekonomiko-prodhuese. F. e N.S. janë pjesë e pronës socialiste shtetërore, kategori ekonomike specifike e socializmit që shprehin marrëdhënie socialiste rtë’ prodhim. Ato përbëhen nga fondet themelore dhe fondet xhiruese. Nga pikëpamja materiale, në përgjithësi, fondët ‘themelore përbëhen nga mjetet e punës, kurse fondet xhiruese nga objektet e punës. Fondet themelore përbëjnë pjesën më të rëndësishme të fondeve të ndërmarrjes. Vellimi, struktura dhe niveli teknik 1 fondeve themelore tregojnë sbkallëh e pajimit teknik të ekonomisë dhç mundësitë e zhvillimit të saj. Ato i shërbejnë procesit të prodhimit për një kohë relativisht të gjatë (për shumë cikl: prodhimi), gjatë gjithë kohës së përdorimit ruajr: formën e tyre natyrore fillestare dhe rrethxhirimin e vet e kryejnë vetëm në formën monetar; pjesë-pjesë, në përpjesëtim me masën e konsmnu të tyre. Elementet përbërëse të fondeve xhiruese konsumohen tërësisht gjatë një eikli prodhim: dhe viera e tyre kalon tërësisht në vlerën e prcduktit të gatshëm. Ndërmarrja ka në përdorim edhe fonde joprodhuese, të cilat përbëhen kryesisht nga objekte me karakter shoqëror-kulturor Në RPS të Shqipërisë fondet e ndërmarrjeve socialiste janë rritur me ritme mjaft të shpejta. duke pasur përparësi fondet themelore. (F.I.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fondet E Ndërmarrjes Socialiste


[cite]