FOTO Kosta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, më 5 korrik të vitit 1915. U arrestua më 27 gusht 1950, dhe më 26 shkurt 1951, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit», dhe e dënoi me pesë vjet heqje lirie. U lirua më 8 gusht të vitit 1952. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 191.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]