FRAKSIONI I VLORËS


FRAKSIONI I VLORËS
✤ Fraksion i rrezikshëm antiparti i organizuar në qarkun e Vlorës nga armiku i Partisë Sadik Premte në prill të vitit 1943. Qëllimi i fraksionit ishte të rrëzonte Komitetin Qarkor të Partisë për Vlorën, të merrte në dorë organizatën e Partisë si dhe komandën e çetave partizane të qarkut të Vlorës, të shfaroste komunistët e vendosur, në radhë të parë kuadrot udhëheqës, të asgjësonte luftën çlirimtare në qark, pastaj të vazhdonte më tej punën shkatërruese në krahinat e tjera të vendit, të rrëzonte Komitetin Qendror të PKSH dhe të asgjësonte Partinë Komuniste.

Fraksioni u shpartallua në maj të vitit 1943 me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Komitetit Qendror të Partisë dhe personalisht të sekretarit të përgjithshëm të PKSH, shokut Enver Hoxha, i cili shkoi në vend dhe udhëhoqi luftën për asgjësimin e tij. Në luftë për shpartallimin e fraksionit Partia dhe shoku Enver patën përkrahjen e plotë të komunistëve dhe të popullh të qarkut të Vlorës. S.Premtja dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, të demaskuar si tradhtarë të Partisë dhe të izoluar nga populli, gjetën strehë në radhët e pushtuesit fashist e të tradhtarëve të Vendit.

(N.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fraksioni I Vlorës


[cite]