FRIGORIFERËT


FRIGORIFERËT
✤ Pajisje që shërbejnë për ftohjen, ngrirjen dhe ruajtjen e produkteve ushqimore dhe lëndëve të tjera që prishen shpejt, në një temperaturë më të ulët se e mjedisit. Temp. e ruajtjes në gjendje të ftohur zakonisht janë rreth 0°C, ndërsa në gjendje të ngrirë rreth — 18°C.

Ka F. industrialë dhe F. shtëpiakë. Para Çlirimit në Shqipëri kishte vetëm një F. industrial me aftësi të vogël dhe përdorej për ,ruajtjen e ushqimeve për ushtritë pushtuese. F. i parë industrial pas Çlirimit u ndërtua më 1957 në qytetin e Tiranës. Pas v.1960 u ngritën një sërë F. industrialë me aftësi të madhe në Tiranë, Korçë, Delvinë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës. Me ritme tëshpejta vazhdoi ngritja e F. edhe në .qytete të tjera dhe më 1980 aftësitë depozituese me F. industrialë u rritën mbi 23 herë në krahasim me 1960. Gjatë planit të 7-të pesëvjeçar do të ndërtohen F. industrialë të rinj dhe do të zgjerohen F. ekzistues, duke u dyfishuar aftësitë në krahasim me v.1980. Ka filluar edhe ndërtimi i F. për mjetet e transportit (autofrigoriferët) për rrjetin e tregtisë nga ofiçina mekanike e tregtisë në Tiranë.

(H.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Frigoriferët


[cite]