FUQIA BLERËSE E POPULLSISË


FUQIA BLERËSE E POPULLSISË
✤ Sasia e parave që i mbeten popullsisë nga shuma e të ardhurave në para, për blerjen e mallrave ushqimore, produkteve të ushqimit social dhe për kryerjen e shërbimeve. F.B. e P. përcaktohet me ndihmën e bilancit të të ardhurave dhe të shpenzimeve në para të popullsisë si diferencë ndërmjet treguesit të të ardhurave dhe të shpenzimeve jotregtare dhe shpreh kërkesën e popullsisë për mallra të konsumit e shërbime me para. F.B. e P. është tregues i rëndësishëm që pasqyron nivelin e mirëqenies materiale të masave punonjëse dhe shërben për planifikimin e qarkullimit të mallnave me pakicë në vëllim, në strukturë, në lloje dhe sipas rretheve.

F.B. e P. në vendin tonë karakterizohet nga ritme të shpejta rritjeje. Kjo kusntëzohet nga karakteri i mënyrës së prodhimit, nga struktura e produktit shoqëror, nga përmasat e rritjes së të ardhurave kombëtare dhe shpërndarja e tyre përfundimtare në fond akumulimi e në fondin e konsumit, nga rritja e pagave dhe e shpërblimit të punës, nga qëndrueshmëria dhe ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të mallrave të konsumit e të shërbimeve. Fuqia blerëse e masave punonjëse në vendet borgjeze e revizioniste ka prirje që të ulet për shkak të mbajtjes së pagave të punës në nivelin minimal, të inflacionit ç të rritjes së çmimeve të mallrave e të shërbimeve, të rritjes së tatimeve e të taksave nga popullsia, të papunësisë kronike etj.

(S.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fuqia Blerëse E Popullsisë


[cite]