Fuqija mbirëse e farave                Riprodhimi i bimëve varet nga fuqia mbirëse e embrionit. Një pjesë e madhe e farave të bimëve të zakonshme thahen, në qoftë se lihen jashtë tokës më tepër se një vit. Por. megjithatë, ka ndodhur që edhe fara të vjetra, njëshekullore. e kanë ruajtur aftësinë mbirëse. Madje disa fara të vjetra mijëravjeçare, të gjetura në varrezat e faraonëve të Egjiptit. e kishin ruajtur fuqinë mbirëse. Koha gjatë së cilës fara ruan fuqinë mbirëse ndryshon nga bima në bimë; p.sh. fara e kafesë e humbet fuqinë mbirëse në qoftë se mbahet në diell qoftë edhe pak orë; farat e shelgut e humbasin atë pas disa ditëve; farat e dushkut pas një viti; ndërsa ato të grurit pas dhjetë vjetëve, Farat e shumë bimëve bishtajore dhe ato të disa barërave të këqija e ruajnë fuqinë mbirëse të tyre deri në 100 vjet.    Studimet e shkencëtarëve kanë treguar se e ruajnë aftësinë e tyre mbirëse për një kohë më të gjatë farat e atyre bimëve që janë të pasura me amidon. Ndërsa, në të kundërt, farat e atyre bimëve që janë të pasura në vajra, e humbasin atë më shpejt. Kjo ndodh sepse në ato fara që përmbajnë vajra, ndodhin disa procese oksidimi, që çojnë në formimin e disa acideve yndyrore, që veprojnë mbi qelizat e embrionit dhe i shkatërrojnë ato. Ky është shkaku pse farat e disa bimëve vajore, si p.sh. të arrës, të recinit e humbasin fuqinë mbirëse pas 1-2 vjetëve.

 

Në botën e bimëve

[cite]