FUSHË-ÇIDHNA


FUSHË-ÇIDHNA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (V), nga e djathta e luginës së Drinit të Zi dhe rrugës automobilistike Peshkopi-Kukës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Arrasi, Blliçe, Çidhna, Grykë-Noka, Kodër-Leshe, Laçaj, Mustafaj, Rrenzi, Sina e Epërme dhe Sina e Poshtme, popullsia gjithsej 10040 banorë. Dëshmohet si vendbanim prehistorik (Kronëzat, Rokoçelja etj). Në mesjetë njihet me emrin Kidhna. Mendohet si venabanim i Kastriotëve (Sina). Deri më 1974 quhej Fushë-Alie. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. F.Ç. është qendër e koop. së bashkuar formuar më 1960. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, perimet e rritjen e bagëtive të imëta. F.Ç. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, spital, njësi të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fushë-Çidhna


[cite]