FUSHË-PESHTANI


FUSHË-PESHTANI
✤ Fshat në rrethin e Beratit (JL), buzë Osumit në rrugën Berat-Skrapar. Qe-

ndër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Peshtan, Drenovë, Lybeshë, popullsia gjithsej 2436. F.P. është ngritur në fillim të shek.XX, në livadhet e Peshtanit. Në lagjen «Gradishtë» janë rrënojat e një kështjelle mesjetare. Lybesha është e njohur për dërstilat, që i shërbenin qarkut të Beratit dhe Myzeqesë. Këshilli NÇ u ngrit në maj 1944. Kolektivizimi u bë më 1956. Ëështë qendër e koop. së bashkuar formuar më 1963. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, ullirit e rrushit. Rriten dhen e gjedhë. F.P. ka shkollë 8-vjeçare, muzeun, vatrën e kulturës, qendrën shëndetësore, shtëpinë e lindjes, pikat e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fushë-Peshtani


[cite]