FUSHA E BOMOSDOVËS
✤ Fushë në JL të rrethit të Librazhdit, me lartësi rreth 600 m mfc: det dhe sipërfaqe rreth 1000 ha. Është gropë tektonike (graben), që vazhdbn të ulet. Fundi : saj në Plioeen-Kuaternar zihej nga një liqen. që u zhraz nëpërmjet përroit të Lingajcës (degë e Shkumbinit). Klima është e ftohtë në dimë: dhe e freskët në verë (temp. mesatare e janari: 3.1°C e gushtit 21.4°C). Pas Çlirimit është bonifikuar dhe sistemuar plotësisht. Ujitet e tëra ngs një burim i madh karstik që shpërtheu në anën P të Qafës së Thanës gjatë hapjes së tunelii hekurudhor. Kultivohen drithërat, foragjeret etj., kurse në brezaret e hapura në kodrat përreth janë mbjellë drurë frutorë dhe vreshta. Qendra kryesore është qyteti i ri i Përrenjasit (shih). Në F. e D. më 10 tetor 1445 është zhvilluar një betejë e njohur midis forcave osmane dhe atyre shqiptare të udhëhequra nga Skënderbeu.
(P-Q)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fusha E Bomosdovës
[cite]