FUSHA E TIRANËS


FUSHA E TIRANËS
✤ Fushë në pjesën qendrore të rrethit të Tiranës midis malit të Dajtit në L, kodrave të Kasharit, Vorës e Prezës në P dhe Erzenit të mesëm e Kërrabës në J e JL. Në VP bashkohet pa kufi natyror me fushën e Krujës (afërsisht në vijën Prezë-Rinas-Zall-Herr). Nga ana gjeologjike është një sinklinal i mbushur :nga molasa neogjenike, vende-vende qymyrmbajtëse (Valias, Mëzez). Ka lartësi nga 20 m deri në 120 m. Përmes saj ngrihen kurrize të ulëta e shumë të buta kodrinore (Yzberish, Vaqar, Sauk, Linëz, Kamëz, Vorë etj.). Klima është e butë (mesatarja e janarit 7.2°, e korrikut 24°, sasia e reshjeve 1200 mm). Përshkohet nga lumenj e përrenj të shumtë (1. i Tiranës, Tërkuza, Lana Erzeni etj.). Për ujitjen e F. së T. është ndërtuar një rrjet i madh ujëmbledhësish e kanalesh, që së bashku me veprat e tjera bonifikuese, sistemuese e agroteknike e kanë kthyer atë në një nga fushat më pjellore të vendit. Mbillen drithëra ‘buke, bimë industriale e foragjere, e perime sidomos në serra. Kodrat që e rrethojnë, Kurora e Gjelbër e Tiranës, janë të mbjella me vreshta, Tillinj etj. Është e banuar dendur. Përveç Tiranës këtu ka edhe shumë qendra të tjera bujqësore-industriale, si Vora, Kamza, Valiasi, Mëzezi, Yzberishi, Kashari, Vaqari etj.

(P.G.—Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fusha E Tiranës


[cite]