GËLQERORI
✤ Shkëmb sedimentar, i përbërë kryesisht nga minerali kaleit ose karbonati i kalciumit (CaCOj) dhe që herë-herë përmban edhe përzierje aolomiti, deltine, rërash të ndryshme etj. Zakonisht është formuar në pellgje detare, nga proceset e sedimentimit kimik ose organik. Në këtë rast të fundit G. me prejardhje organike është i përbërë nga guaska e mbeturina të panumërta organizmash të fosilizuara. G. ka ngjyra të çelëta, shtresa paralele, zakonisht jo shumë të trasha, madje shpesh paraqitet në -shtresa apo pllaka të holla.
G. është një nga shkëmbinjtë më të përhapur e më të njohur në Shqipëri dhe përbën pjesën më të madhe të kreshtave malore. A5 paraqitet në lloje të shumta, sidomos me prejardhje organike. Lloje të tilla janë G. radiolaritik, i formuar në det të thellë nga guaska të mikroorganizmave radiolare gjatë erës mesozoike në Zonën Jonike e në atë të Krastë-Cukalit; G. me megalodonte, i formuar nga guaska të butakëve megalodon gjatë periudhës triasike, siclomos në zonën e Mirditës; G. me amonite, i formuar po në erën mesozoike nga guaska të amoniteve (shih) e që përbën sidomos një horizont gjeologjik të njohur në tërë trevën mesdhetare, me emrin «amonitiku i kuq»; G. me rudiste, i formuar në periudhën kretake në zonën e Alpeve Shqiptare, në atë të Krujës etj.; G. pllakor me numulite, i formuar në epokën eocenike etj.
G. është përdorur traaicionalisht sidomos për ndërtim. G. i pastër i tërë llojeve përdoret për përgatitjen e gëlqeres. Nga G. i bardhë me rudiste dhe ai i zi me litiotis përgatiten pllaka që kanë pamjen e mermerit, G. pllakor i bardhë e rozë kretak-eocenik shërben si guri i ndërtimit më i njohur dhe që është skalitur e skalitet në Gjirokastër, Berat, Korçë etj. Po ky lloj G. që nxirret pranë Elbasanit përdoret si flus në Kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë». Për nevojat e fabrikave të çimentos përdoret G. triasik me megalodonte i Taraboshit në Shkodër, ai kretak-eocenik me numulite që nxirret në Kaninë e në Ujin e Ftohtë të Vlorës. G. është një nga shkëmbinjtë naftëmbajtës kryesorë të vendit tonë.
(P.The.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gëlqerori