GAZETA E TIRANËS
✤ (1931). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe ekonomike. Numri i parë doli më 16.8.1931, vijoi dy herë në javë më 1932 deri më 15 maj. Përgjithësisht «G. T.» përkrahu regjimin zogist në fuqi.
(M. G.) «Gazeta zyrtare e RPSSH» (1944). Organ zyrtar periodik i shtetit socialist shqiptar. Numri i parë doli më 21.12.
1944. Boton ligjet e vendimet e Kuvendit Popullor, dekretet dhe vendimet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, urdhëresat, vendimet e udhëzimet me karakter normativ të Këshillit të Ministrave dhe akte nënligjore të rëndësishme të ministrave. Në Kushtetutën e RPSSH parashikohet që ligjet hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit të tyre në «Gazetën zyrtare», përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ato vetë (neni 74).
(I.E.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gazeta E Tiranës
[cite]