GJARPËRINJTË
✤ Zvarranikë pa këmbë, me trup të stërgjatur, të mbuluar me pllaka e luspa të brirta dhe me bisht që nuk e kalon gjatësinë e trungut. Përfaqësojnë grupin më të madh në lloje të klasës së zvarranikëve (Reptilia), që përfshihen në rendin e gjarpërinjve (Serpentes).
Në Shqipëri ndeshen disa lloje. Tri lloje shigjetash: Coluber gemonensis (Laur.), Coluber jugularis, L. deri 18 cm dhe Coluber najadum, (Eichv), të cilat nuk kanë aparat helmues dhe janë të parrezikshme për njeriun; dy lloje bollash: bolla e shtëpisë (Elaphe longissima. Laur), e cila është mjaft e përhapur, është e dobishme meqë ushqehet kryesisht me minj dhe bolla me katër vija ose kastriqi (Elaphe quatuorlineata, Lacep), ndër gjarpërinjtë më të mëdhenj të vendit me gjatësi mbi 2 m; beronja (malpolon monspessulanus, (Herns) është gjarpër gjysmëhelmues me gjatësi deri 2 m; dy Gj. uji. (Natrix natrix, L. dhe Natrix tessellata, Laur), të përhapur kudo. Nga nepërkat: nepërka e zakonshme (Vipera ammodytes, L), është Gi. më helmues e që mund të shkaktojë vdekjen e njeriut apo ngordhjen e kafshëve kur nuk merren masa të shpejta pas kafshimit, është e përhapur kudo nga bregdeti deri në lartësi 180Q m. Në lartësi të mëdha, në Shqipërinë e Veriut, në livadhel alpine takohen rrallë dhe dy lloje nepërkash të tjera Vipera Berus, L., dhe Vipera ursinii, Bonap.
(I.Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjarpërinjtë