Gjenealogjia
(greqisht: γενεαλογία) Gjenealogjia përbën urën lidhëse midis Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re. Në Dhiatën e Vjetër gjenealogjia jepet tek Gjeneza 5, 1-32 ku pema gjenealogjike fillon prej Adamit deri te djemtë e Noes. Hebrenjtë i mbanin me kujdes të madh satistikat e breznive të mbretërve dhe të priftërinjve. Librat e gjendjes civile ruheshin në tempull. Këto katalogë u ruajtën deri në shkatërrimin e Jeruzalemit në vitin 70. Në Dhiatën e Re janë dy gjenealogji për Jezu Krishtin, gjenealogjia sipas Mateut (Mt. 1.1-17) dhe gjenealogjia sipas Llukës (Lk.5.23-38). Të dy këto gjenealogji kanë për qëllim të tregojnë se si Jezu Krishti, sipas lindjes trupore, i përket popullit hebraik dhe se është me prejardhje nga Davidi.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)