GJIMNAZI I TIRANËS
✤ Një nga shkollat e mesme të arsimit të përgjithshëm më të vjetra në Shqipëri. U themelua më 1925 në Tiranë, pas një lufte dhe përpjekjeje të madhe të rinisë e atdhetarëve përparimtarë, kundër elementëve reaksionarë të cilët pengonin hapjen e një shkolle të mesme në Tiranë. Që në krijimin e tij Gj. i T. zhvilloi një luftë të vendosur për të mbajtur frymën demokratike, përparimtare të shkollës dhe pastaj për të ndezur në mes të rinisë frymën revolucionare antifashiste. Pas themelimit të PKSH u zhvillua një veprimtari e gjerë antifashiste, gjimnazistët morën pjesë në demonstratat antifashiste, nxënësit e klasave të ulëta ishin ndër anëtarët e parë të «Debatikut». Qindra gjimnazistë dolën partizanë dhe ranë prej tyre 75 dëshmorë, nga të cilët 12 Heronj të Popullit. Gj. i T. u bë vatër revolucionare gjatë Luftës ANÇ. Pas Çlirimit në këtë shkollë të mesme të përgjithshme që mban emrin «Qemal Stafa» kanë gjetur zbatim nisma dhe aksione arsimore e kulturore të lidhura me revolucionarizimin e shkollës sonë të re. Këtu, më 29.12.1965, sh.Enver Hoxha mbajti fjalën me rëndësi historike «Të revolucionarizojmë marrëdhëniet mësues-nxënës dhe metodat e mësimit», që u bë një program pune për të gjithë arsimtarët për një konceptim të ri të problemeve të pedagogjisë sonë të re sociaiiste.
(Sh.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjimnazi I Tiranës
[cite]