Gjineshtra ngjyruese

Gjineshtra ngjyruese

Gjineshtra ngjyruese

(latinisht: Genista tinctoria, familja leguminosae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga bari i lulëzuar dhe i tharë i gjineshtrës ngjyruese, e cila është një gjysmë shkurre, e shpeshtë nëpër pyje, shkurreta e kullota. Lulëzon nga maji në gusht. Droga përdoret si diuretike dhe si dezinfektuese në sëmundjet e veshkave dhe në sëmundjet e rrugëve të poshtme urinare; përdoret në edema dhe në pamjaftueshmëri të zemrës.

Përgatitja:
Një lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet në një enë ku shtohet 1 gotë çaji me ujë që zien. Përmbajtja lihet në qetësi 15 minuta, pastaj lëngu kullohet, pihen 2 doza të tilla në ditë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Stefan.lefnaer – Own work, CC BY-SA 3.0 at, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=33576951

[cite]