GJIRI I VLORËS


GJIRI I VLORËS
✤ Gjiri më i t’nellë dhe më 1 mbrojtur a bregdetit shqiptar të .Adriatikut. Ndodhet ndërmjet gadishullit të Karaburunit dhekepit të Treporteve. Ka gjerësi rreth 9.5 km. Në hyrje të tij ndodhet ishulli i Sazanit (shih). Bregdeti P I Gj. të

V. është shkëmbor

dhe i lartë, ndërsa ai J, ku zbret butë fusha e Dukatit, është i ulët dhe rrethohet nga një rrip plazhi prej zhavorri e rëre. Në skajin L të tij është gjiri i vogël i Dukatit, ndërsa në J laguna e Pashalimanit, që ndahet nga gjiri i Dukatit prej një rripi të ngushtë toke. Bregdeti L, prej kepit të Ramocit e deri në Ujët e Ftohtë të Vlorës është shkëmbor i lartë, i mbjellë me ullinj, agrume e pemë të tjera frutore e zbukuruese, një nga qendrat turistike më të bukura të vendit. Në bregun P të

lagunës

të Pashalimanit ndodhen mbeturinat e qytetit të lashtë Orikum (shih).Gj. i V. në përgjithësi është i thellë. Fryjnë erëra të forta me drejtim J, VP e P. Temp. e ujit lëkundet nga 13.1°C në shkurt deri 25.1°C në gusht. Në bregdetin L ndodhet qyteti i Vlorës (shih). Përveç portit ekzistues në P të qytetit është në ndërtim e sipër Porti i Ri i Vlorës. (A.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjiri I Vlorës


[cite]