GJOKA PJETËR


GJOKA PJETËR
✤ (1912-1982). Aktor, Artist i Popullit. Lindi në Ulqin. Pas një veprimtarie sportive e muzikore, më 1936 debutoi për herë të parë në teatrin amator, këtë rrugë e vazhdoi në teatrin profesionist gjer në fund të jetës. Ndër rolet e para në Teatrin Popullor ishte ai i Shpend • Gjeto Plakut (1950) në dramën e K.Jakovës «Halili dhe Hajria». Arritje të goditura kanë qenë rolet si: i inxhinier Zabelinit në dramën e N.Pogodinit «Orët e Kremlinit» (1957), i Klaudit në tragjedinë «Hamleti» (1960) të Shekspirit, e Hindsborus në dramën e B.Brehtit^«Arturo Ui» (1971). Më e arrirë si nga ana ideore ashtu edhe nga ana artistike, mbetet figura e Priftit në «Gjenerali i ushtrisë së vdekur» (1972, aramatizim i romanit të I.Kadaresë). Realizoi në skenë figura të gjalla, me botë të pasur shpirtërore, me luftë psikologjike, me shqetësime si të natyrës kombëtare e shoqërore ashtu dhe të natyrës vetjake e familjare. P.Gj. dha ndihmesë të vlefshme edhe në kinematografi, duke interpretuar role si: gjyshin në filmin «Tana», profesorin në filmin «Në prag të lirisë» etj.

(K.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjoka Pjetër


[cite]