GJONZENELI Bego
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Tragjas, Vlorë. Më 4 maj 1945, me vendim nr. 8, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi për «armik populli», me 5 vjet burg. Më 25 nëntor 1949, me vendim nr. 201, Gjykata e Lartë, Kol. Usht. e dënoi për «pjesëmarrje në grup kundër shtetit», me vdekje, pushkatim dhe konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për gjithmonë. U pushkatua më 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 160-161; Liria, 26 janar 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]