GRUMBULLIMI SHTETËROR I PRODUKTEVE DHE MALLRAVE BUJQËSORE E BLEGTORALE


GRUMBULLIMI SHTETËROR I PRODUKTEVE DHE MALLRAVE BUJQËSORE E BLEGTORALE
✤ Formë e qarkullimit të produkteve e të mallrave bujqësore e blegtorale në socializëm, e përqendruar në duart e shtetit e që kryh’et xne plan ndërmjet ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore dhe organizmave ekonomike të shtetit socialist me çmime të njësuara. Ai shërben për të siguruar lëndët e para për industrinë e lehtë e ushqimore, për të plotësuar nevojat në rritje të popullsisë me produkte ushqimore, për të shtuar mallrat për eksport, si dhe për të shtuar rezervat shtetërore. Shteti socialist e përdor këtë grumbullim për të siguruar lidhje ekonomike të qëndrueshme midis fshatit e qytetit, industrisë e bujqësisë, për të forcuar aleancën midis klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste.

Në RPS të Shqipërisë ky grumbullim u vendos menjëherë pas Çlirimit dhe në procesin e ndërtimit socialist është përsosur në përshtatje me shndërrimet ekonomiko-shoqërore socialiste e me fuqizimin e ekonomisë. Sot grumbullimi i produkteve dhe i mallrave bujqësore e blegtorale bëhet mbi bazën e planit të dorëzimeve dhe të kontratave që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve e kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve të industrisë, të tregtisë e të grumbullimit. Për zbatimin e politikës në fushën e grumbullimeve shtetërore ka dhënë ndihmesë me veprimtarinë e tij organizuese edhe Spiro Pano.

(H.Vu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grumbullimi Shtetëror I Produkteve Dhe Mallrave Bujqësore E Blegtorale


[cite]