(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1911, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Më 19 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime të kryera gjatë luftës», dhe e dënoi me 5 vjet burgim dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1962, dhe më 17 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj Atdheut», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë (pjesës së tij), konfiskimin e lekëve dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 81.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]