GUXO Stavro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër, në vitin 1950. Më 3 shkurt 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për « krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). U arrestua sërish më 1977, dhe më 26 prill të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtis ndaj atdheut mbetur në tentativ» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë. Teksa po kryente dënimin, u arrestua për të tretën herë dhe më 26 prill 1978, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtis ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes» dhe përfundimisht e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 442.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]