HAKA Ramazan Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1923, në Petrelë, Tiranë. Më 18 janar 1946, me vendim nr. 425, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «krimin bashkëpunëtor i aparatit terrorist dhe ka marrë pjesë në operacione kundër Pezës», me 15 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 110

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]