Hani i KOL GJON JUBANIT
Vendndodhja: Rrogam – Margegaj
Cel: 00 355 69 26 40 836
Mund të akomodoheni në 2 dhoma me 20 shtretër. Ka lokal në shërbim të hanit ku mund të ushqehen deri në 50 persona. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, Qumësht, bulmet i llojeve të ndryshme, mjaltë, vezë fshati, mish i pjekur në hell dhe saç, peshk troftë, lloje të ndryshme supe, mazë, flin, pite me rrathe ose e sheshtë, etj. të gjitha janë ushqime bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Peshkim, alpinizëm, shëtitje me kuaj, ski, madje ka fushë ku mund të luhet volejboll
Çmimi është 20 euro i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën.
[cite]