Hani i MËHILL ÇARKUT

Çmimi është vetëm 25 euro i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën. Shërben katër muaj në vit, nga muaji korrik deri në fund të muajit tetor.

Vendndodhja: Lagja: “Stakaj” – Theth

Cel: 00 355 69 31 64 211

 

Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të qetësoheni dhe mund të flini në 4 dhoma plot me dritë dhe në 12 shtretër. Oborri i shtëpisë është me të vërtetë i mrekullueshëm, i mbushur plot me lule të bukura dhe shumëngjyrëshe. Kafenë e mëngjesit mund ta pini pikërisht në oborrin e shtëpisë, i rrethuar nga gjelbërimi.

Aktivitetet që mund të ndiqni janë të larmishme dhe të shumëllojshme, duke filluar nga piknikët në natyrë, alpinizëm, shëtitje me varkë, speleologji, ski, patinazh, gjueti, peshkim, udhëtim me biçikleta, shëtitje me kalë, etj.

Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të mirë dhe çati të rregullt. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, molla, kumbulla e zezë dhe dardha.  Lloji i ushqimit që mund të konsumoni është ai tradicional i zonës, fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, mish gici, mish pule, mish lepuri, mish qengji dhe mish viçi, fërlik, prodhime të ndryshme bylmeti si qumësht, djathë i llojeve të ndryshme, gjalp, kos, mjaltë, vezë fshati, fasule, speca te mbushur me djathë, kërpudha, patate, mazë me fruta, fruta të stinës, raki dhe verë, etj. Të gjitha ushqimet janë bio.

 

Hanet e Shqipërisë

[cite]