Hani i NDOC BUJAJT
Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës si djathi i shkrirë, fërliku, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është e pajisur me dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet, të gjitha në gjendje shumë të mirë funksionale. Ka një oborr shumë të madh ku rriten dru frutorë si qershia, kumbulla, molla dhe dardha. Gjithashtu ka dhe dele si ekonomi ndihmëse.
Vendndodhja: Lagja: “Maliaj” Vermosh
Cel: 00 38 267 806 234
Mund të akomodoheni në 2 dhoma me 5 shtretër. Çmimi është vetëm 25 euro, i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën.
[cite]